Djuric, serbëve të veriut: Mos u merrni me konfliktin e shqiptarëve, ju sjellim mjekë nga Serbia

I ashtuquejtuni drejtor i zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Djuric, ka vazhdue me ju mbajtë leksion e ligjërata serbëve që jetojnë në Kosovë.

Djuric ka porositë serbët në Kosovë që mos me u përzi në konfliktet ‘shqiptaro-shqiptare’ dhe se nëse Coronavirusi shpërndahet në Veri të Kosovës, ata nga Serbia do të sjellin shumë mjekë dhe infermierë për shpëtimin e tyne.

“Derisa shqiptarët po merren me dukunitë kalimtare politike, Serbia ka sigurue për Qendrën Klinike në Mitrovicën e Veriut 430 kreveta nëse vjen deri te përhapja e Coronavirusit, si dhe se Serbia ka organizue ardhjen e shumë mjekëve dhe infermiereve nga Serbia në veri të Kosovës”, tha Djuric.

Djuric ka ba thirrje që rregullat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës mos me u respektue nga serbët atje, ata duhet me ju bindë masave të marra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Shqiptarët në vend se me u marrë me shëndetësi, po merren me politikë, me ndamjet politike dhe gjanat kalimtare. Prandaj, jam shumë i brengosun që vendbanimet shqiptare munden me u shndërrue në vatra të virusit”, ka thanë Djuric.

Shperndaje në: