Dikur VV e quente “kali i PDK”, sot Albin Kurti po e quen “profesor” Enver Hasanin

Në kohën kur Enver Hasani ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte edhe aq simpatinë e partisë së Albin Kurtit.

Madje, ata kishin organizue nju akcion në sheshin e Prishtinës, ku Enver Hasani paraqitej si “kali i PDK’s”.

Mirëpo, sot, Albin Kurti iu ka referue me “profesor” dhe tue i dhanë të drejtë Enver Hasanit, i cili kishte thanë disa fjalë për seancën e djeshme.

“Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”, ka thanë Kurti.

Për këtë ka reague edhe Valmir Ismaili nga shoqnia civile, të cilit i asht kujtue akcioni.

“Albini ne postimin e tij te fundit e paska citu Enver Hasanin duke thene: “Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”. Befas ne mendje me shkoj kjo foto”, ka shkue ai.

Shperndaje në: