Ky asht fjalimi i Avdullah Hotit që e nervozoi Kurtin dhe e shtyni me shkarkue në gjysë të natës

Kryeministri në largim, Albin Kurti, vendimin e parë që e mori mbas rrximit të qeverisë së tij në Kuvend, ishte ai i shkarkimit të zavendësit të tij nga LDK, Avdullah Hoti.

Avdullah Hoti ma nuk ka me qenë i ulun në krahun e djathtë të Albin Kurtit në mbledhjet e qeverisë, mbasi ky i fundit e shkarkoi atë. Shkarkimi erdhi vetëm pak orë mbas nji fjalimi shumë të ashpër që Hoti e pati ndaj Kurtit në seancën e cila ishte thirrë për me rrxue qeverinë.

Sa u rrxue qeveria, Kurti nuk priti, dhe drejtë nga Kuvendi, shkoi në zyrën e tij në qeveri ku bani shkarkimin e dytë në qeveri, mbas atij të minisrit të mbrendshëm Agim Veliu, shkruan Reporteri.

Hoti në fjalimin e tij e kritikoi ashpër Kurtin, tue e quejt edhe bolshevik dhe anti-amerikan.

“Tonet bolshevike që vinin nga dhomat partiake LDK nuk i pranon kurrsesi”, ka thënë ai.

“Është e papranueshme që ne të rrimë në Qeveri e partneri ynë feston kur investitorët amerikan ikin nga Kosova”.

Përveç tjerash, Hoti e akuzoi Kurtin se shkarkimin e Veliut e kishte ba edhe për me marrë vendime autoritare në qeveri, mbasi pa të tash i kishte shumicën e votave.

“Mocioni është i mbështetur në dy parime: nuk mund të ketë qeveri demokratike e cila shkatërron raportet me SHBA-në. Le te bëhemi të sinqertë se pa SHBA-në është të pamundshme të ruajmë paqen në rajon. Dhe e dyta. Në qeverinë e Kosovës të vitit 2020 nuk ka vend për autorkraci. Në LDK mendimin e kemi vlerë e jo antivlerë e kufizim për veprim”, deklaroi Hoti.

Shperndaje në: