Marre përtej marres: Militantët e VV’s fillojnë linçimin ndaj ambasadorit amerikan, Kosnett (foto)

Militantët e Vetëvendosjes po fillojnë me metodën e njajtë dhe organizimet nëpër rrjetet sociale për me linçue cilindo që flet kundër Lëvizjes Vetëvendosje, apo liderit të tyne, Albin Kurti. Ata nuk po e kursejnë as Ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Së fundmi linçimi publik po bahet ndaj Ambasadorit Kosnett, ku në reagimin e tij në Twitter ku tha se asht i knaqun se ka me pa seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, aty kanë shpërthye komentet, fyemjet e deri te akuzat ma të randa.

E ndaj kësaj ka reague edhe gazetarja Arbana Xharra.

Postimi i plotë nga Xharra:

Stop linçimit të ambasadorit Kosnett!

Që nga deklarata e tij pro mocionit të votëbesimit në Kuvend ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett është bërë shënjestër e një sulmi masiv primitiv në Twitter. Fjalori që përdoret ndaj tij, fyerjet, kërcënimet janë më të ultat që mbahen mbend ndaj ndonjë diplomati të huaj. Të jemi të sigurt se një fjalor të tillë brutal nuk e kemi lexuar as kundër Millosheviqit e lere më Vuçiçit. Partitë kundër qëndrimit amerikan duhet (edhe unë nuk isha për rrëzimin e qeverisë) të kthejnë në kotec fallangat e tyre primitive që mos helmojnë opinionin me këtë retorike talibane, anti-amerikane, ksenofobe, fyese. Poshtërimi brutal i ambasadorit Kosnett është poshtërim i SHBA-ve dhe njëkohësisht shumicës absolute të popullit të Kosovës dhe lirisë së tij.

Shperndaje në: