Lajmërohet Presidenti: Tregon çka ka me ba lidhun me qeverinë e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mbas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti, me 2/3 e deputetëve të Kosovës, ka thanë se pa hup kohë ka me i fillue konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare.

Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thanë presidenti.

Shperndaje në: