Presidenti Thaçi: Gjendja me COVID-19 në Kosovë po menaxhohet mirë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizitue Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, prej ku tha se Kosova ka kapacitet të mjaftueshme karshi pandemisë COVID-19. Simbas tij, gjendja ndaj kësaj pandemie globale asht tue u menaxhue mirë.

“Si shtet kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me sfidën e pandemisë COVID-19, dhe kjo po dëshmohet edhe me rastet e deritanishme si dhe shërimin e disa prej pacientëve. Mund të them se gjendja është duke u menaxhuar mirë dhe për këtë duhet t’i falënderojmë të gjithë njerëzit që kanë vënë gjithë këtë kapacitet në shërbim të mjekësisë, në shërbim të shëndetit, shoqërisë. Shëndeti i qytetarëve është i sigurt dhe në duar të profesionistëve. Ne të tjerët duhet t’i ndihmojmë mjekët dhe ata që po përballen me COVID-19 duke qëndruar në shtëpi”, deklaroi kreu i shtetit.

Shperndaje në: