​Konfirmohet personi i parë i shëruem nga COVID-19 në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testue 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultue pozitiv, tue rritë kështu numrin në gjithsej 79.

“Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë negativ. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës“, ka njoftue ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes nji postimi në Facebook.

Shperndaje në: