Nurellari: Albin Kurti i bani krejt anmiq, dëshiron me pasë gjithë pushtetin në dorën e tij

Publicisti dhe analisti i njoftun, Adri Nurellari, ka thanë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për nji kohë të shkurtë i bani të gjithë anmiq, mbasi simbas tij, ai dëshiroi me pasë gjithë pushtetin për vete.

Kështu u deklarue ai në nji lidhje për RTV ORA, ku shtoi se Kurti nuk donte me nda pushteitn e tij as me aleatët.

“Kjo është një krizë në qiell të hapur për Kosovën. Nuk e mendonte njeri që zoti Kurti do të bënte të gjithë armiq në një kohë kaq të shkurtër sidomos me partnerët. Ishte e paimagjinueshme që kjo do të zgjaste kaq pak. Duket se ai ka mbetur një recolucionar i pagdhendshëm, kërkon që ta ketë të gjithë pushtetin në dorën e tij. Nuk ka dashur që të ndajë pushtetin me administratën dhe institucionet. Nuk do që të bashkëpunoj as me Presidentin e as me ligjet. U pa një revoltë nga popullsia për shkak të koalicionit LDK-VV. Ndaj Kurti u shreh se koalicioni u prish nga forca të jashtme. Ky ishte një dicorc mes dy forcave dhe shkak ishte Kurti pas nuk pranonte bashkëpunimin”, ka thanë ai.

Shperndaje në: