Veseli përkujton masakrat e 26 Marsit: Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta

Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtue masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë.

Postimi i tij i plotë:

26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën, por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.

Shperndaje në: