Amerika: Jemi me njerëzit e Kosovës, s’ka plan të msheftë – hiqeni tarifën plotësisht

Departamenti Amerikan i Shtetit i asht përgjigjë kryeminsitrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, në deklaratat e tij se ka nji marrëveshje të msheftë për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo asht komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në rrezik të madh, të reduktojnë përhapjen e COVID19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes proceseve kushtetuese.

Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID19 duke përfshirë edhe vonesat për hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme dhe udke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë kurrë. Përqëndrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijoj rritje ekonomike. Ne besojmë se kjo rritje do t’i japë energji të re procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

Shperndaje në: