Isa Mustafa: Kurti, nji njeri i deshtuem!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reague mbas komunikatës së Departamentit Amerikan te Shtetit, lidhun me deklaratën e kryeministrit në largim, Albin Kurti, i cili pretendonte se ka nji marrëveshje sekrete SHBA–Kosovë.

Në Facebook, Mustafa e ka quejt Kurtin të dështuem, tue thane se duhet me ju kërkue falje krejt qytetarë të Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”.

Shperndaje në: