Albin Kurti emnon në Bordin e ri të SHSKUK’s njeriun e tij të afërt dhe të Arben Vitisë (foto)

Qeveria në detyrë Kurti, ka aprovue vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe ka emnue të riun, por nji emën i nji anëtari të Lëvizjes Vetëvendosje shihet aty.

Mirsad Shkreta, asht emnue si anëtar i ri i Bordit të SHSKUK”së, së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Shkreta ishte kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017, por që nuk arriti votat e mjaftueshme për me sigurue ulësen në Kuvendin e Kosovës, po ashtu njihet si përkrahës i madh i Albin Kurtit ku edhe mundeni me i pa fotot e maposhtme.

Stomotalogu nga Hani i Elezit, Mirsad Shkreta, është emëruar po ashtu edhe shef i kabinetit të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.

Shkreta më parë ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por ai braktisi PDK’në dhe ju bashkua më 2014 Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarët e tjerë të Bordit të ri janë Agreta Gecaj- Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës, Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë, Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Shperndaje në: