Nëse ju largojnë nga puna, qe sa muej ka me ju pague Qeveria e Kosovës

Ministria e Financave ka njoftue se ka me marrë përsipër me i pague për tre muejt e ardhshëm nga buxheti i shtetit, punëtorët të cilët humbin vendin e punës për shkak të situatës së randueme ekonomike nga Coronavirusi në Kosovë.

Simbas njoftimit të këtij institucioni, largimi i nji pjese të punëtorëve nga puna ka me qenë i pashmangshëm për biznise të caktueme në këtë situatë.

“… në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, shkruen gazeta inFokus.

Shperndaje në: