VV-Thaçit: Nuk dërgojmë emën për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi me mendue datën e zgjedhjeve në vend se me kërkue emna për kryeministër të ri.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërgue porosi Presidentit Hashim Thaçi mos me mendue opcion tjetër përpos zgjedhjeve të reja mbas përfundimit të pandemisë botnore me Coronavirus që ka prekë edhe Kosovën,

Zyra për media e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit ka thanë se Qeveria në detyrë asht e fokusueme në luftën e Coronavirusit e ma vonë për zgjedhje të reja dhe jo për me dërgue emën të ri për shef të qeverisë.

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklarue nga VV.

Shperndaje në: