Fiksimi i Kurtit me ‘mesnatat’: Takime, shkarkime, emnime dhe rrxim nga Qeveria

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë 50 ditëve në detyrë ka shkarkue shumë borde, ka emnue po ashtu. Por, mbas mesnatës zakonisht janë ba ato kryesoret. Vetë Kurti në orët e vona u shkarkue nga posti i Kryeministrit nga mocioni i mosbesimit nga LDK’ja dhe opozita.

Gjithashtu, në mesnatë e largoi nga detyra zv.kryeministrin nga LDK’ja, Avdullah Hoti, dhe pikërisht nji deklaratë e ish-ministrit Agim Veliu në mesnatë bani që me u marrë vendimi për m’u shkarkue edhe ai para do dite.

Kurti ishte fiksue me ‘mesnatën’, fjalë të cilën e kishte përdorë në pothuejse secilin argument të tij për shkarkimin e Agim Veliut.

Konferencën e parë pas vendimit të tij për shkarkimin e Agim Veliut, Kurti e kishte nisur duke e përdorur si detaj dhe e kishte përfunduar si i fiksuar me ‘mesnatën’ e ish-ministrit Agim Veliut duke e shndërruar atë në argument shkarkimi.

Gjithashtu, edhe takimet e shumëta para se të bënin koalicion fillonin herët e mbaronin edhe në mesnatë nganjëherë.

Kurti me 24 janar deri në orët e vona negocioi me Isa Mustafën në vilën e tij luksoze në Prapashticë, pak kilometra larg nga Prishtina.

Kurti e Mustafa kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se për të arritur një marrëveshje për koalicionin, madje deri në orët e vona të së premtes, shkruan Gazeta Metro.

Që nga ardhja në pushtet me 3 shkurt të vitit 2020, Kurti shkarkoi bordin e Telekomit, atë ShSKUK’së, ambasadorët në vendet e huaja, koordinatorët nacionalë e shumë persona tjera. Arsyetimet ishin nepotizmi, dhe se nuk e meritonin atë post as për angazhimi e as nga shkalla e profesionalizmit.

Gjithsesi, përveç këtyre vendimeve, disa për vetë Qeverinë e Kurtit u morën në mesnatë, pikërisht kjo kohë që Kurti kritikonte partitë tjera që në mesnatë bëheshin pazaret politike. Në një mënyrë a tjetrën Kurti ishte fiskuar me këtë ‘mesnatën’.

Natën vonë kur u shkarkuar qeveria Kurti me mocionin e mosbesimit, pas përfundimit të seancës Albin Kurti nuk u vonua dhe e hoqi nga detyra Avdullah Hotin, që ishte zv.kryeministër, por që ishte nga partneri i koaliconi që e shkarkoi atë natë LDK’ja.

Qeveria Kurti kishte marrë votat e mjaftueshme me 3 mars në Kuvendin e Kosovës. Ishin 86 deputetë që kanë votuar pro qeverisë së re, dhe 10 abstenime. Ndërsa, të mërkurën në orët e vona me 82 vota për, 32 kunder dhe 1 abstenim është shkarkuar Qeveria Kurti, e cila si partner qeverisës kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në seancën maratonike që nisi në ora 11:00, kishte deklarata e replika të ndryshme, ku nuk munguan edhe fyerjet e shumta.

Shperndaje në: