Haradinaj: Kryeministri i shkarkuem vazhdon me shkarkime, kjo asht ftyra e vërtetë e kësaj qeverie

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, ka reague mbas shkarkimit të bordit të SHSKUK nga qeveria në largim.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime. Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën. Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje! RH .

Shperndaje në: