Tre pacientë në gjendje shumë të randë nga Coronavirus’i

33 persona të infektuem me COVID-19 janë tue u trajtue në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyne ka folë infektologu, Salih Ahmeti.

Ahmeti ka thanë se shtatë prej të infektuemve janë në gjendje të randë, sidomos tre prej tyne.

“Aktualisht në Infektivë janë të shtrirë 33 persona të infektuar. Gjendja e shtatë prej tyre është e rëndë, sidomos tre janë në gjendje shumë të rëndë. Janë duke u trajtu me terapi, tash ta shohim”, ka thanë Ahmeti për Express.

Shperndaje në: