Baton Haxhiu: Kurti nga opozita ka me kqyrë qysh formohet Qeveria e re dhe qysh hiqet taksa

Formimi i Qeverisë të re dhe heqja e taksës 100%, janë dy proceset të cilat publicistit, Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka me i kqyrë nga pozita e opozitarit derisa realizohen, shkruen Insajderi.

Haxhiu e ka cilësue kryeministrin në largim si njeri arrogant e me krenari të teprueme.

Këto komente ai bani derisa u pyet për rrximin e Qeverisë Kurti, ku theksoi se pati paralajmërue se jeta e kësaj qeverie ka me qenë e shkurtë, pikërisht për shkak sjelljeve të kryeministrit.

“Unë besoj që Albin Kurti do të jetë në opozitë dhe do t’i shikoj dy procese që do të ndodhin, formimin e një qeverie të re dhe dy, heqjen e taksës 100, të dy këto gjëra me lehtësi dhe arrogancë dhe me ndërgjegje të munguar të një lideri dhe një me krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një shteti të periferisë të botës me 2 milionë banorë që t’i kundërvihet panatyrshme një gjëje e cila është e vogël me marrëdhënie politike”, tha Haxhiu

Shperndaje në: