Nji pjesëtar i policisë në mesin e 88 të prekunve me Coronavirus në Kosovë

Nji pjesëtar i Policisë së Kosovës asht infektue me Coronavirus.

Simbas raportimeve, pjesëtari i Policisë së Kosovës vjen nga rajoni i Malishevës.

I njajti dyshohet se përveç virusit, ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

Deri tash, në Kosovë numri i të infektuemve me Coronavirus ka arritë në 88, derisa nji prej tyne ka ndërrue jetë si pasojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore.

Shperndaje në: