Përkrahësit e Albin Kurtit: Jam anti-amerikan, nuk e due ndihmën e Amerikës, Albini na ka thanë se ka marrëveshje të msheftë, Amerika po rren (foto)

Nji gjuhë e ashpër, linçuese dhe shantazhuese ka marrë jehonë në rrjetet sociale nga përkrahësit e Ablin Kurtit.

Shumë përkrahës të tij kanë fillue me fye dhe me sha thuejse secilin që nuk pajtohet me ta dhe Albin Kurtin.

Pas fyerjeve ndaj emisarit Richar Grenell të cilin e sulmuan për orientimin e tij seksual dhe e konsideruan si të parëndësishmë, e duke e kërkuar edhe të mos përzihet në punët e Kosovës, logjika e disa prej tyre shkon aq larg sa që thonë se nuk iu duhet ndihma e Amerikës dhe se besojnë se ka marrëveshje të fshehtë pasi sipas disa pre tyre ashtu u ka thënë Albin Kurti, lideri i tyre dhe se Amerika po rren, shkruan Gazeta NewBorn.

Madje në një grup #mekryeministrin shumë anëtarë kanë bërë thirrje për bojkotim të disa mediave vendore të cilat nuk po i vardisen Albin Kurtit.

Fatkeqësisht një opinion jo të mirë për Amerikën e ka edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili ishte shprehur se nuk ia ka frikën një vendi i cili e çliroj Kosovën para 21 vjete/Gazeta NewBorn/

Shperndaje në: