Bardhyl Meta: Albin Kurti e Vjosa Osmani me ju kërkue falje Kosovës e shqiptarëve

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, përmes nji shkrimi i ka quejt kryeministrin, Albin Kurti, dhe zavendëskryeministrin, Haki Abazi, të qeverisë në largim – “ahmakë”. E kjo sepse simbas Bardhylit, këta dy e gënjyen Amerikën dhe Grenellin.

Shkrimi i tij:

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, t’i kërkojnë falje Kosovës dhe gjithë shqiptarëve!?

Albin Kurti – po deklaron fill pas Intervistës super të qartë – edhe një herë më shumë – se po gënjen Amerika dhe Grenell!
Lartëmadhëria e tij, z Haki Abazi, deklaroi në T7, pra ky zëdhënësi e myhybi i Albin Kurtit dhe z. Vjosa Osmani – se z.Grenell, që është shef i FBI-së dhe CIA-s, përfshirë edhe 15 shërbimeve tjera Informative të SHBA-ve – “se z. Grenel, pra shefi në maje të të gjitha këtyre shërbimeve amerikane – s’qenka i informuar për plane për ndarje të Kosovës – por që, gjithherë ë sipas z. Kurtit, Haki Abazit dhe fatkeqësisht edhe Vjosa Osmanit – Kosovarët, duhet të informohen nga këta tre, se çfarë ka ngjarë në SHBA, dhe çfarë po donë SHBA-të për Kosovën”!
– Zoti i madh, na kurse dhe mbroje prej ahmakëve paranoik, prej karrieristeve që janë në gjendje me rreziku vendin, e shtetin e Kosovës siç janë, Albin Kurti, Haki Abazi dhe myhib tjerë, mashtrues ordiner, të cilët për poste, janë në gjendje me que në theqafje Kosoven e brishtë, me e qu n’gojë të ujkut, Rusisë e Serbisë – duke e lanë pa mbështetje të SHBA-ve!
Albin Kurti, Haki Abazi sikurse edhe ajo bija e jonë e LDK-ës që po ua mban ison politike këtyre dhe VV-së – po i thonë, Kosovës, mos i besoni SHBA-v!!!
Edhe pse, SHBA-të:
1. Iu kërcënuan Serbisë me 23 Dhjetor 1992, se do ta luftojnë ushtarakisht, njëtrajtshëm, pra edhe pa ndihmën e NATO-s, nëse ngjanë sulm ushtarak ne Kosoven (Kërcënimi i Kërshëndellave, Georg Bush, Plaku)
2. Çliruan Kosovën ne vitin 1999, kur vene ne lëvizje gjithë arsenalin ushtarak dhe bombarduan Serbine, pak edhe Kinen ne Beograd, dhe paralizuan Rusinë e Jelcinit!
3. Kur, rindërtuan Kosoven, pas luftës e investuan ne te
4. Kur e pavarësuan Kosoven, dhe etabluan ne arenën ndërkombëtare, me 100 e sa njohje nga vende qe as qe e dijshmi se ekzistojnë!
Paska, pra, nevojë Amerika, me gënjye dhe me u arsyetu – karshi Haki Abazit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, e u dashka me i bind këta tre, që t’i besoje Kosova e Kosovarët SHBA-ve…!?
-Ja pse, janë nda rrugët mes LDK-së (që ka në ADN lidhjen e shenjtë me SHBA-të) – me VVnë paranoike, sikurse qe duhet ndare rruget e LDK-es, edhe prej myhibëve (3-4), pa qofshin edhe ne LDK!
Zoti e bekoftë Amerikën!
s’luhet me vend, për interesa karrieriste! Kjo, pa pardon per askend!

Shperndaje në: