Kurti i hakmerret Kelmendit për opinionet e tij kritike, ja largon vajzën nga detyra

Para dy dite, publicisti dhe artisti i njoftun kosovar, Migjen Kelmendi (anëtar i kryesisë së PDK’s), publikoi nji shënim ku kritikonte liderin e “Vetëvendosjes” Albin Kurti.

Fill mbas këtij shkrimi, nën firmën e ministrit të Jashtëm në detyrë Glauk Kunjofca, asht marrë vendimi për shkarkimin e vajzës së publicistit Tefta Klemendi Merran, e cila ka shërbye si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Paris.

“Krau i djathtë” i Albin Kurtit, e ka marrë këtë vendim menjiherë mbasi u ba publik shkrimi, tue mos paraqitë asnji motiv që me justifikue këtë largim.

Ma poshtë po pasqyrojmë vendimin e plotë:

Kelmendi: Kurti edhe Kushtetuten e auto-poetizon, bile edhe na e interpreton!

 

Shperndaje në: