50 mijë egjiptianë “kontribuen” në “thyemjen” e rekordit nga Kurti (foto)

Militantët e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, janë lavdue se lideri i tyne ka thye rekordin e shikueshmënisë. Këtë e kanë përkthye gjoja si përkrahje popullore ndaj Kurtit.

Mirëpo, faktet hedhin dyshime se nji pjesë e madhe e shikimeve nuk ishin të vërteta.

Shkrimi:

Një numër i madh i tyre kanë ardhur nga Egjipti, një vend larg Kosovës me një popullsi që nuk e njeh gjuhën shqipe dhe që nuk është e interesuar për zhvillimet politike në Kosovë.

Por, për militantët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka qenë shumë e rëndësishme kjo. E rëndësishmja, ka qenë që të shihet në opinion një mbështetje shumë e madhe e liderit të tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Janë 50 mijë ndjekës të kësaj faqje, që sonte kanë ‘shikuar’ intervistën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, live në Facebook.

Linku i intervistës së kryeministrit në detyrë, në këtë faqe egjiptiane është shpërndarë nga një faqe tjetër me emrin “Ngjarje dhe foto interesante”, e cila përveç kësaj, linkun e intervistës së Kurtit, e ka shpërndarë edhe nëpër shumë faqe të tjera.

Kësisoj, me këtë mobilizim shikueshmëria e këtij emisioni ka shkuar 72 mijë.

E militantët e Kurti, sipas kësaj, po e cilësojnë si një nga politikanët më të ndjekur në Kosovë.

Me këtë shifër, Kurti ia kalon presidentit të një konfederate me 50 shtete, Donald Trump, i cili ka 113 mijë shikime në konferencën ku ka folur për KoronaVirusin.

Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, ka 72 mijë, në një vend me 1.7 milionë banorë, që i bije të jetë sa një lagje e New York-ut.

Por, përpos Egjiptit, aktiv sonte në mbështetje të Kurtit, ishin edhe fake profilet, si: Champion League Shkup e Virgil Van Dijk. Ndërsa janë përdorë edhe faqe që nuk janë media e as profile zyrtare.

Po ashtu edhe faqja e ministrisë së Ekonomisë, që udhëhiqet nga ministrja në detyrë Rozeta Hajdari, e shpërndau intervistën. E gjithashtu edhe kompania e këshillëtarit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçelit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte ishte në emision Desk, ku foli për zhvillimet politike në vend, menjëherë pas tërheqjes së taksës për mallrat Serbe, të cilën tha se do ta zëvendësoi me reciprocitet.

Shperndaje në: