Edhe nji rast i ri në Kosovë, shkon në 126 numri i të prekunve me Coronavirus

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

NJË RAST I RI ME COVID-19!

Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!

KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!.

Shperndaje në: