Flet i prekuni i parë nga Coronavirus’i në Kosovë (video)

Rasti i parë me Coronavirus në Kosovë u shënue me 13 Mars.

I infektuemi i parë me Covid 19-të ishte nji burrë 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë.

Ai kishte ardhë nga Italia në Kosovë.

Vitiasi tash asht në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmue nipi Nikollë Martini.

“Gjyshi është shumë mirë. Është ende në Infektiv. Po shpresojmë të lirohet së shpejti”, ka thanë Martini.

“Normal është shëruar. Por janë duke e testuar ende. Për atë po qëndron ende në infektiv për ta siguruar shërimin e tij”, ka tregue ai për Klan Kosova.

E pacienti 77-vjeçar ka falënderue të gjithë ata që u kujdesën për të.

Shperndaje në: