Konfirmohet ajo çka tha PDK’ja: Marrëveshje e qeverisë Kurti me Beogradin që ia mundëson Serbisë kontrollin shëndetësor për serbët e Kosovës

Qeveria e Kosovës u ka dhanë leje të përkohshme dheta profesionistëve shëndetësorë nga Serbia m’u kujdesë për qytetarët serbë të Komunës së Graçanicës gjatë situatës emergjente me COVID-19.

Me 27 Mars, Ministria e Shëndetësisë ia ka dhanë dritën e gjelbër dheta profesionistëve shëndetësorë nga Serbia, të dërguem në Kosovë për me ofrue shërbime mjekësore në Komunën e Graçanicës.

Nji email i mbrendshëm komunikimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe Administratës Publike, të cilën e ka sigurue Insajderi, dëshmon mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë i ka dhanë kësaj iniciative.

“Ministria e Shëndetësisë mbështet iniciativën e profesionistëve shëndetësorë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për Komunën e Graçanicës”, thuhet në emailin që Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë i ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme.

LEXO EDHE: Dorëzohet Qeveria Kurti – lejon që mjekët nga Serbia me u kujdesë për komunitetin serb (foto)

Në këtë komunikim, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se personeli mjekësorë që do të vijë nga Serbia, do të duhet të dëshmojë me dokumente relevante profesionin e tyre prej mjeku.

“Po ashtu, të gjithë personat fizik duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikat kufitare dhe t’iu përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të IKShPK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhun me këtë çashtje ka reague të Martën edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Gjoshi: Pse po heshtë qeveria e shkarkueme për lejen e msheftë që ia dha Serbisë?

PDK: Kjo asht marrëveshja sekrete e Kurtit me Vucic – Kryeministri i shkarkuem, Albin Kurti, e dorëzoi autoritetin shtetnor te Serbia (video)

Shperndaje në: