Kurti tregon a ka me ju përgjegj Presidentit për mandatarin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk asht neutral ndaj partive dhe se ka anashkalue nji nen të Kushtetutës që i refereohet situatës mbas nji mocioni të suksesshëm ndaj qeverisë.

Ai tha se presidenti ka interesin e tij politik dhe synime personale.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkrue Kurti.

“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!”.

Kurti tha se sidoqoftë, do t’i përgjigjen, në nji moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

Shperndaje në: