Çka tha Migjen Kelmendi per Albin Kurtin ne Scan TV te Tiranes (video)

Migjen Kelmendi_Scan TV_Passport

Arber Hitaj, kryetari i Shoqates se Gazetareve Europiane, zhvilloi nji interviste me publicistin dhe anetarin e Kryesise se Partise Demokratike te Kosoves, Migjen Kelmendi, per rrjedhat politike ne Kosove, mbas shkarkimit te Qeverise Kurti.

Intervista u zhvillue te Marten, me 1 Prill, ne oren 11:00, paradite, permes Skype.

Albin Kurti, si nji politikan ezopian, deshtoi!

Ma se thjeshti me e thane: Albin Kurti deshtoi!

Kurti e ka te pamundun bashkeqeverisjen, aftesite me i nda pergjegjesite dhe detyrat, dhe me e pranue kompromisin, si nji mjet ne veprime politike. Ai pati nji mundesi gjigande, nuk e lexoi mire situaten politike, nuk e lexoi mire rolin e tij, dhe perfundoi ashtu si perfundojne zakonisht politikanet qe kualifikohen si politikane auto-poetik.

Kurti permes fabulash e thjeshtoi nji situate komplekse politike te Kosoves, aq shume sa guxoj me thane se u ba edhe nji politikan-ezopian, dhe natyrisht, ne nji keso situate perfundimi ishte ai qe ishte.

Kurti deshmoi se ishte nji aksident ne politiken kosovare

Albin Kurti na deshmoi se ishte vetem nji aksident ne jeten politike te Kosoves, per nji arsye te thjeshte, sepse veproi me njifar riintrpretimi te skenes politike, njifar reduktimi te saj, veproi nga pozicionet e nji politikani auto-poetik, e keqinterpretonte, e lexonte gabimisht realitetin ne Kosove, dhe ashtu si edhe ndodhi, provokoi shembjen e qeverise se vet, dhe mori nji pergjigje qe, ne jeten parlamentare te Kosoves, rralle asht votue me 82 vota kunder nji qeverie.       

Kurti, me metoda qe japin e marrin me fashizem, deshti me u prezentue si alternative politike

Kundershtia e Kurtit asht se sot, zoti Kurti, perdore kisha me thane edhe metoda fashiste per gjithe ata qe nuk pajtohen me te. Ai i jep vetes te drejte me i kualifikue, me i etiketue, me i intimidue, jo vetem rivalet e vet politik, po kedo. E ne anen tjeter, prezentohet si alternative politike, e cila flet per shtet ligjor, por tue perdore metoda qe japin e marrin me fashizem.

Kurtit s’ka me ju fale kurre, helmatisja dhe mbushja me urrejtje e çikave dhe djemeve te ri qe i besuen

Ndoshta, Kurtit kane me ju fale ato lojna me flamur dhe me idene e bashkimit me Shqipnine, por ajo qe s’ka me ju fale kurre, asht ajo helmatisje, ajo mbushje me urrejtje e rinise, ndaj krejt atyne qe nuk pajtohen ose jane vetem pak skeptike ndaj liderit te tyne “te madh”.

Isa Mustafa deshti shume sinqerisht me i ndihmue, por Kurti s’e kuptoi dhe perfundoi aty ku e meritoi

Pres nji qeveri uniteti, e jo polarizime qe ftojne per vllavrasje

Vjosa Osmani asht nji politikane e cila, me rendomesine e saj, te ban me u ndie keq

Mendoj se Lidhja Demokratike pati fat me e pase si lider nji politikan te formatit te zotit Mustafa, qe diti me e ruejt partine, me i prie neper ato thyemje te medha neper te cilat kaloi partia mbas lufte, dhe me qene sot partia e dyte ne Kosove. Dhe, çkado qe lidhet me Lidhjen Demokratike, nuk mund te imaxhinohet pa rolin dhe figuren e zotit Mustafa.

Zoja Osmani asht nji politikane e re, e cila identitetin e vet politik e ndertoi kryesisht mbi kritikat, shpeshhere siperfaqesore, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit te vet, zotit Isa Mustafa. E vleresoj si politikane te rendomte, e cila me rendomesine e saj te ban me u ndie keq.

Kesi kapadahilleku dhe arrogance si te Kurtit, e mbaj mend veç te Milosevic’i

Une e kam ba njifar moshe, dhe e mbaj mend kohen kur jetonim ne ate semi-apartheid qe na e pat instalue Milosevici. Edhe ai (Milosevic) sillej keshtu si Kurti me kapadahillek e me arrogance me Shtepine e Bardhe, me te deleguemit e kesaj shtepie….e pafalshme!

 

Kjo asht intervista e plote:

 

Shperndaje në: