Kqyreni qysh e sulmojne deputetin e LDK Selmanaj, banda virtuale e Vetevendosjes! (dokument)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reague ndaj aktivistave të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët, simbas tij, po bajnë montazha kishe ka fole me kolegun e tij, Arben Gashi, për nisjen e propagandës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Në prononcim për Gazetën Insajderi, deputeti Selmanaj thotë se janë gërditëse fabrikimet e tilla si të shërbimeve sekrete sllave.

“Gërditëse! Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montojnë, fabrikojnë, inskenojnë situata krejt të pa qena me qëllim të linqimit, degradimit dhe intimidimit të personave që nuk mendojnë si TA”, ka thanë Selmanaj.

Ne “korrespondencen” e shpifun qe e kanë publikue aktivistat e Lëvizjes Vetëvendosje, ka plote gabime, edhe ne shqiptime te emnave edhe ne permbajtje.

“Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijne nga sekta e tyre andej kufirit), ma kanë vendos një forgrafi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia”, theksoi Selmanaj.

 

Deputeti i LDK i ka ftue qytetarët me denue këtë maskaradë, sepse kjo formë e sulmeve dhe linçimeve nuk asht vlerë e popullit të Kosovës.

 

“Të nderuar qytetarë, kjo maskaradë duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë ne si shoqëri. Kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona. Kosova me kohë është përcaktuar dhe orientuar për vlera tjera! Kosova do BËHET i pëlqeu apo si pëlqeu një grupi/sekti/ apo shërbimi!”, ka thane Selmanaj.

Fotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje

Fotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje

Fotografia e Linz Lëvizja VetëvendosjeFotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje

Shperndaje në: