Vdes humoristi i famshem i Shqipnise, Gëzim Kruja

Ka vdeke mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja.

Gëzim Kruja ka lind n’Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nise qysh në moshën 13-vjeçare.

Gëzim Kruja ka mbarue në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë, n’Shkodër.

Ka shkrue 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologje gazmore.

Ka interpretue mbi nji mijë role në skeçe të ndryshme, dhe plot 52 vjet ushtroi profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë”, dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Shperndaje në: