Veseli: Drejtësia ndërkombëtare ende nuk i ndëshkoi kryesit e masakrave ne Kosove!

Kreu i PDK, Kadri Veseli, e ka përkujtue Masakrën e Rezallës. Në 21-vjetorin e Masakrës së Rezallës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thanë se kjo masakër asht nji tjetër dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë, shkruen lajmi.net.

Kadri Veseli n’Facebook, ka shkrue se, pamvarësisht fakteve që shteti serb ka krye gjenocid në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon mos i denue xhelatët që e shkaktuen këtë gjenocid.

Postimi i plotë i Veselit:

Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb që njollos ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare e cila ende toleron pandëshkueshmërinë e xhelatëve që e shkaktuan.

Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnice të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti.

Kjo vlen veçanërisht si kujtesë ndaj qeverisë në ikje e cila po flirton me Beogradin duke lejuar futjen në Kosovë të strukturave “humanitare” të dërguara prej këtij shteti.

Gjaku i martirëve te masakres së Rezalles është edhe një dëshmi që ne nuk duhet të lejojmë të devijojmë nga qëllimi ynë i përbashkët për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Shperndaje në: