Tahiri: Kurti i përgjigjet me tallje monologu shqetësimit të qytetarëve në komunat veriore

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reage mbas video mesazhit të publikuem nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhun me përfshimjen e Serbisë në komunat veriore të Kosovës.

Shkrimi i tij:

Shqetësimit të qytetarëve për përfshirjen flagrante të Serbisë në komunat veriore të Republikës së Kosovës, ky mashtruesi kryeministër në largim, i përgjigjet me tallje monologu e video loje.

Qeveria e mëparshme u kujdes ta luftojë krimin e organizuar në komunat veriore, duke prishur oazat e pasurimit kriminal e duke i çliruar edhe qytetarët e asaj pjese nga të bëmat e shumta të akterëve të krimit.

Ndërsa qeveria në ikje e Albin Kurtit, jo vetëm që s’ka bërë asnjë përpjekje për rend e ligj në atë pjesë të territorit të Republikës, por ka dezertuar me paramendim edhe ndaj kujdesit humanitar e shëndetësor ndaj qytetarëve të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit e Mitrovicës së Veriut.

Ky paranoik i papërgjegjshëm e parashikues i dështuar që flet për shampanja e gjakderdhje si shpjegim për dështimin e tij, duhet të turpërohet për mënyrën se si e ka trajtuar Kosovën si shtet sovran dhe se si i trajton qytetarët e vendit tonë me monologje sureale.

Por ky turp nuk ka. Mbi turpin i ka interesat.

Shperndaje në: