Vitia: Qe deri kur duhet me i zbatue rekomandimet dhe përfundon kjo situatë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, iu kërkoi qytetarëve me tregue durim të paktën deri në fund të Prillit në mënyrë që situata me COVID-19 me kalue me sa ma pak pasoja.

Vitia në nji konferencë për media mbas pranimit të nji donacioni nga Turqia tha se asht në dijeni që gjendja psikologjike e shumë qytetarëve mundet me qenë e randueme, mirëpo simbas tij, kjo situatë nuk ka me zgjatë shumë dhe se asht kruciale që masat dhe rekomandimet me u respektue nga qytetarët deri në fund të Prillit.

“I kërkoj qytetarëve që të durojnë edhe prillin, deri në fund të prillit. Kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë dhe tani është e domosdoshme që të respektohen të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që me sa më pak pasoja ta kalojmë këtë situatë”, tha ministri në detyrë.

“E gjithë kjo do të përfundojë shpejt, e gjithë kjo do të harrohet dhe është kruciale që në këto momente e deri në fund të këtij muaji t’i përmbahemi të gjithë së bashku të gjitha këtyre rekomandimeve”, tha Vitia.

Shperndaje në: