Veseli: Albin Kurti që nga 1999 asht kundër çdo vendimi që e kemi marrë në koordinim me SHBA

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka thanë se kryeministri i shkarkuem Albin Kurti i ka sjellë në pikën ma të ulët raportet Kosovë-SHBA që janë ndërtue qe disa dekada.

Tue folë për antiamerikanizmin në Kosovë, Veseli tha se Kurti nuk ka dalë në mbështetje të asnji procesi që Kosova ka arritë në koordinim me SHBA.

“Më 1999 kur u bë marrëveshja e Rambujesë ishtebpresidenti Klinton dhe ndodhën bombardimet, Albini ishte kundër. Më 2008 kur e shpallëm pavarësinë në kohën e presidentit Bush, Albini nuk besonte dhe ishte kundër. Më 2015 në demarkacion ishim në koordinim me presidencën Obama, Kurti ishte kundër. Sot me presidentin Trump për marrëveshjen finale, ai prapë është kundër. Këto janë fakte”, tha Veseli, në intervistë në Klan Kosova.

Shperndaje në: