Nurellari publikon dokumente: Demaskohet mashtrimi i qeverisë për karantinimin e dy komunave veriore

Shkrimi i Adri Nurellarit

DEMASKOHET MASHTRIMI I QEVERISE PER KARANTINIMIN E DY KOMUNAVE TE VERIUT

Para pak ditësh përmenda katër gënjeshtrat e videos së kryeministrit të shkarkuar Kurti. Në vazhdim të atij postimi po tregoj një ndër provat kryesore për të cilat ministri Vitia normalisht duhej të përndiqej nga prokoria sepse ka bërë deklaratë zyrtare të rrejshme.

Në datën 3 prill strukturat paralele serbe vendosin dy komunat kosovare me shumicë serbe, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanit, në karantinë

https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipali…/…

Në mesditë të datës 4 prill, PDK-ja e denoncon këtë fakt në konferencë shtypi

https://www.gazetaexpress.com/veseli-qeveria-ne-ikje-po-e-…/

Në pasditen e 4 prillit ministri i shëndetësisë mashtron duke u përpjekur për ta maskuar vendimin e strukturave të Beogradit duke thënë se karantinimin e dy komunave e ka bërë Prishtina

https://www.evropaelire.org/a/30530510.html

Në 5 prill, kryeministri i shkarkuar Kurti deklaron se është Ministria e Shendetësisë ajo që e ka shpallur karantinën në dy komunat të banuara me qytetarë serbë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveqan.

https://ballkani.info/kurti-msh-ja-ka-shpallur-karantinen-…/

VENDIMI MBAN DATEN 9 PRILL pra Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim mashtrues për karantinimin e dy komunave të veriut në datën 9 prill për të maskuar pafuqinë për të kundërshtuar vendimin e strukturave serbe të marrë në datën 3 prill.

Shperndaje në: