Shkarkohet kryeshefi i “Trepçës”, Basri Ibrahimi

Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkue kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Basri Ibrahimin.

Kjo asht konfirmue për lajmi.net nga vetë Ibrahimi, i cili ka thanë se asht shkarkue me direktiva të politikës.

Ai ka thanë se arsyet të cilat i janë thanë kanë të bajnë me pagat e punëtorëve, të cilat janë vonue në muejin e fundit.

“Po e vërtetë, në vazhdën e fshesa se VV-së me erdhi radha edhe mua. shkarkimet politike vazhdojnë me direktiva të politikës. Arsyet që i kanë thënë kanë qenë për shkak të, gjoja si kam kry punët e mia si duhet dhe për shkak që si kanë marrë rrogat punëtoret, ju e dini që me çmimet që kanë ra në treg, ka qenë problem. Kërkesat politike nga ministria kanë qenë. Ne sot kemi pas me i marr subvencionet, që një javë janë tu më thirrë dhe sot kur ka pas me u egzekutu më në fund, ministrja, apo kabineti i saj, e ka kërku me u kthy prapa”, tha Ibrahmi.

Shperndaje në: