Diaspora ndihmon Kosovën, kjo asht shuma e pareve e mbledhun në fondin e inicuem nga qeveria

Diaspora kosovare po vazhdon me i dalë në ndihmë Kosovës.

Deri tash, në llogarinë e hapun nga qeveria e Kosovës, janë grumbullue gjithësej mbi 300 mijë euro.

Këtë e ka ba me dije me anë të nji postimi në Facebook, zadhansi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: