Veseli në traktor, ju premton diçka fermerëve (video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue disa fermerë në fshatin Kijevë, ku ka diskutue me ta për sfidat që po përballen me mbjelljet pranverore në këtë kohë pandemie.

Veseli i siguroi fermerët se pako për rimëkambjen ekonomike prej 320 milionë euro që e ka propozue PDK asht në procedura parlamentare dhe do të bajnë të gjitha përpjekjet që ajo me u miratue sa ma parë, në mënyrë që të ndihmohen 280 mijë punëtorë të sektorit privat dhe dheta mija biznise që kanë pësue nga pandemia covid-19.

Por, ai me këtë rast provoi veten edhe në rolin e ‘bujkut’, ku lavroi për pak kohë arën me traktor.

Shperndaje në: