Faqja e njoftun e porno’s befason me projektin e ri, kqyreni çka kanë krijue (foto)

Momentalisht higjena personale ka nji randësi thelbësore dhe të gjithë po përpiqen me i sensibilizue sado pak njerëzit. Të gjithë mujm me ba diçka për me qenë të sigurt, tue nisë nga qëndrimi në shtëpi dhe te lamja e vazhdueshme e duerve.

Shkrimi:

Por, askujt nuk do ia merrte mendja që faqja erotike Pornhub, do të kthehej në një faqe sensibilizuese për higjenën. Mes kategorive të shumta, është shtuar edhe Scrubhub, në të cilën ka vetëm video rreth larjes së duarve. Nëse vizitoni sitin, do të gjeni video pafund të njerëzve teksa lajnë duart.

Corey Price, Zëvendës President i Pornhub, shtoi:

Gjatë javëve të fundit, e vetmja gjë që është përsëritur nga të gjithë, politikanët, shkencëtarët, të famshëm dhe atletët, ka qenë rëndësia e larjes së duarve tuaja me sapun dhe ujë për të mbrojtur veten kundër këtij virusi. Ne menduam se kjo ishte një mundësi unike për Pornhub për të sjellë diçka argëtuese, të bërë ndoshta në mënyra të çuditshme, të përsëritura shumë herë. Scrubhub po pranon gjithashtu dhurime bamirësie drejtuar Hands Invisible, një organizatë me bazë vullnetare që ndihmon për të sjellë ushqim dhe sende thelbësore për komunitetet e prekura në Neë York dhe Neë Jersey, si dhe Frontline Foods, të cilët janë partnerë me restorante të Los Angeles për të siguruar ushqim për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Burimi:Unilad

 

Shperndaje në: