Këshilltari i kryeministrit dikur thoshte se Kurti kopjon Thaçin (foto)

Shkelzen Gashi, këshilltari politik i Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, edhe pse sot përkrahja e shefit të tij asht e padisktueshme, nuk ka qenë e tillë gjithmonë, të paktën jo në vitin 2012, kur akuzat ndaj Kurtit, ishin shumë të ashpra, shkruen Gazeta Metro.

Gashi, i cili së fundi asht ba shumë i njoftun me shkrimet e tij nëpër rrjete sociale në mbrojtje të Kurtit e tue ofendue palët tjera, në vitin 2012 mendonte se Kurti po e kopjon Hashim Thaçin.

Gashi, në nji shkrim të 17 Kallnorit 2012 kishte shkrue se Albin Kurti po përpiqej me i bindë qytetarët e Kosovës se Hashim Thaçi ishte “njeri i Serbisë”, synim që dikur e kishte pasë edhe Hashim Thaçi ndaj Ibrahim Rugovës.

Ky ishte shkrimi i tij:

Albin Kurti, ndaj Hashim Thaçit përdorë metoda thajse të njëjta që Hashim Thaçi përdorte ndaj Ibrahim Rugovës. Përpjekja e Kurtit është që t’i bind qytetraët e Kosovës se Hashim Thaçi është njeri i Serbisë. Të njëjtën dikut e synonte Thaçi karshi Ibrahim Rugovës.

Shperndaje në: