Pamje të rralla: Mbrenda laboratorit në Wuhan, kqyreni qysh punojnë shkencëtarët kinezë (video)

Pamje të rralla kanë tregue shkencëtarët që kryejnë punime kërkimore në laboratorin e Wuhan, nga ku mendohet se e ka origjinën Coronavirusi Sars-Cov2.

Në nji video nga ambientet e mbrendshme të laboratorit, kreu i ekipit deklaroi se “nuk kishte asnji mundësi që Coronavirusi me pasë origjinën nga laboratori”.

Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës shëndetësore globale.

Inteligjenca amerikane ka hedhur dyshime se virusi u krijua në këtë laborator dhe presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për nisjen e hetimeve zyrtare.

Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një frigorifer me viruse dhe një dhomë për shpërndarjen e kafshëve. Njëzet e katër shkencëtarë mund të punojnë atje në të njëjtin turn.

Studiuesi Hung Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar daljen nga laboratori.

Presidenti amerikan Trump tha javën e kaluar se Uashingtoni po heton nëse koronavirusi fillimisht ka infektuar njerëzit që punonin gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator. Kina këmbënguli që OBSH nuk ka gjetur prova se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.

Dr Yuan Zhiming, nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan mohoi akuzat në një intervistë për mediat shtetërore gjatë fundjavës. “Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të vinte nga ne,” tha ai.

Shperndaje në: