Qe sa pare janë mbledhë në llogarinë e Qeverisë për me luftue COVID-19

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka tregue se sa pare janë mbledhë deri tash në llogarinë e hapun nga Qeveria për me luftue COVID-19.

Postimi i tij i plotë:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:

Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.

Shperndaje në: