Deklarata skandaloze e ministrit të Financave, Besnik Bislimi

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka befasue të gjithë tue deklarue se Qeveria Kurti asht në rrugë të mbarë për uljen e shkallës së papunësisë në nivel vendi, përderisa shumica e vendeve në botë janë tue u përballë me nivelin ma të naltë të papunësisë për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%.

Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%.

Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.

NË RRUGË TË MBARË.

Shperndaje në: