Haziri: Lajm i trishtë, si pasojë e Coronavirus’it ka vdekë nji bashkëqytetar nga Gjilani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhanë nji lajm të trishtë për bashkëvendasit e tij.

Ai ka ba të ditum se ka ndërrue jetë Myshyr Shabani, si pasojë e Covid19, i cili jetonte në Gjermani.

Postimi i Hazirit:

#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye
për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

Shperndaje në: