Befason Trump: Qe qysh ka me u zhdukë Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka ndryshue totalisht retorikën e tij lidhun me pandeminë e Coronavirusit.

Ma herët Trump po luftonte që SHBA të ishte e para që do krijonte vaksinën ndaj virusit vdekjeprumës, ndërsa tash ai i ka shokue të gjithë me deklaratat e tij.

Trump i shokoi të gjithë kur të Premten në Shtëpinë e Bardhë tha se virusi ka me u zhdukë vetë pa pasë nevojë për nji vaksinë, shkruen Washington Post.

“Kjo ka me u zhdukë pa nji vaksinë. Ka me u zhdukë dhe na nuk kemi me pa ma, shpresojmë mbas nji periudhe kohe”- tha Trump.

Presidenti tha gjithashtu tha se edhe pse mundet me pasë nji‘shpërthim’ në vjeshtë, virusi ka me u largue.

Shperndaje në: