Baba i Agon Musliut: Sveçla ma mori djalin nga dora

Naim Musliu fajëson ministrin në detyrë të Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçlën, se ia mori djali nga dora, mbasi policët nuk e kishin lanë me pa djalin e tij, Agonin, i cili ishte kthye nga Gjermania, e do të vendosej për izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Përgjegjësi i dytë është Sveçla.Nuk e di si e ka emrin. Ky burrë i botës ma ka marrë djalin nga dora. Nuk më kanë lënë të cmallem me të. Ky burrë i dheut së paku është dashur të ma ruaj djalin se shteti e ka pasur në dorë”, ka thanë baba i Agonit.

Musliu tregon bisedat që i kishte me Agonin kur ai u vendos në karantinë, ku qëndroi nji ditë aty e mandej u gjet i vdekun, mbasi kishtë ra nga kati i katërt.

Agoni më ka thënë ‘babi kushtet nuk qenkan sic kanë thënë, por ushqimi qenka perfekt’”, rrëfen Musliu.

“Një dëshmitar ka thënë se Agoni i kërkonte mjekëve prezent në airodrom që të mos shkonte në karantinë”, thotë ai.

“Agoni më ka treguar se i është matur dy herë temperatura dhe e ka pasur 36.5”.

Shperndaje në: