Krejt Kosova flet për tragjedinë në konvikte, kryeministri nuk ia din as emnin viktimës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ia din emnin Agon Musliut, 26-vjeçarit, i cili vdiq tragjikisht të Diellën e 3 Majit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në nji konferencë të përbashkët për media me Arben Vitinë, ministrin e Shëndetësisë, të Premten, Kurti iu referue me emnin Arton, viktimës 26-vjeçe nga Gjilani.

“Ia kisha kaluar fjalën ministrit Vitia, lidhur me akuzat për ngjarjen tragjike të vdekjes së të riut Arton Musliu”, u shpreh Kurti të Premten, derisa po ia kalonte fjalën ministrit të qeverisë së tij, Arben Vitisë, për me i komentue akuzat e presidentit Thaçi ndaj qeverisë lidhun me rastin e vdekjes së Agon Musliut.

Shperndaje në: