Trump i sigurt: Qe kur ka me qenë gati vaksina për COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, foli të Premten në konfidencë për media nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e nji vaksine.

Ai konfirmoi se synimi i vendosun nga qeveria amerikane asht për me pasë nji vaksinë deri në Kallnor të vitit 2021.

Shkrimi nê VOA:

Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ja dalin “me apo pa vaksinën”.
I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.

Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan./VOA

Shperndaje në: