Hiqen dilemat, shkencëtarët: Rrezet e diellit shkatërrojnë Coronavirus’in në çdo sipërfaqe

Nji pranverë me diell mundet me spjegue pjesërisht pse rastet e Coronavirusit kanë ra ndjeshëm në javët e fundit, simbas shkencëtarëve. Disa studime kanë sugjerue se vitamina D mundet m’i mbrojtë njerëzit mos me kontraktue Coronavirus’in. Rrezet e diellit janë nji nga burrimet ma të mira të vitaminës jetike.

Profesori Keith Neal, nji epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjiherë përpara se me udhëtue nga nji person te tjetri.

Profesor Neal u shpreh për MailOnline se: Drita e diellit përfshi edhe rrezatimin ultravjollcë damton ADN dhe ARN. Viruset e mbetuna në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të damtohen nga rrezatimi UV.

Egzistojnë disa prova që vitamina D zvogëlon rrezikun nga viruset e frymëmarrjes dhe ka prova se mungesa e kësaj vitamine damton sistemin imunitar.

Shperndaje në: