Trump tregon se po e përdor rregullisht këtë ilaç

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ba të ditun se tas e sa kohë asht tue e përdorë ilaçin kundër malarjes, për m’i zbutë simptomet e Coronavirusit po qe se infektohet, deklaratë kjo që ka ba bujë.

Në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thanë se tash e dhetë ditë asht tue e marrë rregullisht hidroksiklorokinën, ilaç kundër malarjes, përdorimin e së cilës e ka përmendë rregullisht, me gjithë paralajmërimet e mjekëve rreth përdorimit të saj kundër Coronavirusit, raporton Reuters.

“Jam tue e përdorë për nji javë e gjysë. Nga nji pilulë për çdo ditë”, ju ka thanë ai gazetarëve.

Shperndaje në: